Jude Law dhe Siena Miller ndahen… sërish

09/02/2011 09:05

Jude Law dhe Siena Miller janë ndarë për herë të dytë.

Vetëm para dy muajsh, çifti bleu një shtëpi 10 milion euro në Londër dhe kishte zëra se do të martoheshin, por nuk ka ndodhur kështu.

“Konfirmoj se Jude Law Sienna Miller nuk janë më bashkë”, tha një zëdhënës ditën e sotme.

Mësohet se çifti është ndarë disa javë më parë.

“Vendimi për ndarjen ka qenë përfundimtar. Lidhja ka mbaruar. Ndarja ka qenë miqësore dhe konsensuale”, tha një burim për revistën ‘People’.

Aktori Jude Law është njohur me aktoren Sienna Miller në vitin 2003. Në vitin 2006 u ndanë për shkak se Law pranoi që e kishte tradhëtuar. Cifti u bashkua 14 muaj më pas.

 

Top Channel