“Top-Gear”, ironi me Shqipërinë

08/02/2011 09:30

Dy ditë pasi kryeministri Berisha propozoi kontraktimin e njërit prej këngëtarëve më të spikatur për ta sjellë në Shqipëri, në programin “Top-Gear” të BBC, edhe njëherë tjetër imazhi Shqipërisë nxihet duke u përshkruar si një vend mafioz.

Në emisionin “Top-Gear” në BBC2 testohen markat më të reja të makinave. Prezantuesit e “Top-Gear” e nisën programin duke lexuar një letër ardhur në redaksinë e programit nga një mafioz shqiptar që kërkonte t’i sugjerohej një makinë e përshtatëshme për aktivitetin e tij kriminal.

Tre prezantuesit e “Top-Gear”, pasi kanë mbërritur me traget nga Korfuzi testuan makinat “Rolls Royce” dhe “Benz” në rrugën Himarë-Sarandë dhe atë të Butrintit.

Programi vazhdon duke testuar bagazhet e dy makinave se cila prej tyre mund të ishte e përshtatëshme për të fshehur një njeri pasi bosi shqiptar i mafias ta kishte vrarë.

Duke pirë një kafe në Sarandë drejtuesi programit Jeremy Clarkson u shpjegon kolegëve të tij përse në rrugët e Shqipërisë ka kaq shumë makina me targa angleze.

“Shqiptarët vinë në Angli, punojnë dhe kur kthehen sjellin makina me vete. Por makinat e kanë celësin e derës të shqyer”, duke lënë të kuptohet se ato janë makinë të vjedhura.

“Top-Gear” mbyllet me një test mes “Rolls Royce” dhe “Benz”, të ndjekura nga dy makina dhe një motorcikletë e policisë shqiptare, pasi gjoja prezantuesit britanik të emisionit ishin përfshirë në grabitjen e një banke në Himarë.

Për këtë program bashkëpunoi edhe policia shqiptare. Ndërsa produkti final i programit ishte një turpërim tjetër i Shqipërisë dhe Shqiptarëve përballë audiencës britanike.

Për këto ofendime në “Top-Gear” nuk dihet ende nëse ambasada shqiptare në Londër do të reagojë, ndërkohë që disa media britanike kanë komentuar rreth “Top-Gear” dhe gjuhës së papërshtatëshme në të, duke i bërë shqiptarët steriotipa të krimit.

Top Channel