Stiller nuk di të argëtojë familjen

08/02/2011 09:40

Aktori hollivudian, Ben Stiller, u argëtua veçanërisht duke parë një ndeshje të NBA-së në Nju Jork, mbrëmjen e shkuar, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për familjen e tij.

Ai ishte i pranishëm në “Madison Square Garden” për të parë takimin midis skuadrës vendase dhe Fildadelfias, së bashku me gruan Christine Taylor, vajzën 8-vjeçare Ella dhe djalin 5-vjeçar Kuinlin.

Të veshur në mënyrë rastësore, familja Stiller kishte vendet më të mira, drejt e në radhën e parë, por ndërsa ai dukej i entuziasmuar, fëmijët ngjanin se dëshironin më shumë që të flinin se sa të ndiqnin ndeshjen.

Një vit më parë, Stiller ishte njëri prej aktorëve me fitimet më të mëdha në Hollivud, me 18 milion dollarë të arkëtuar vetëm në 2010-n.

FOTO GALERI
1/4
Fëmijët përgjumen në ndeshjen e NBA-së

Top Channel