Sheen i rikthehet punës brenda muajit

08/02/2011 09:25

I zhytur në probleme serioze me varësinë e tij nga droga dhe prostitutat, aktori Charlie Sheen do t’i rikthehet punës brenda dy javësh.

45-vjeçari ka nisur një terapi në Los Anxhelos për të luftuar varësinë nga kokaina, por i duhet të nisë shumë shpejt punën për xhirimet në “Two and a half men”.

Avokati i tij lajmëroi se xhirimet nuk mund të shtyhen më gjatë dhe Sheen do të ndërpresë terapinë 3-mujore, për t’iu dedikuar punës.

Ylli hollivudian u vendos në qendër të vëmendjes javën e shkuar, kur pas një feste 36-orëshe me drogë, alkool dhe seks, përfundoi i shtruar në spital me dhembje të forta abdominale.

Top Channel