Parker rikthen dëborën në Nju Jork

08/02/2011 09:05

Në botën e kinematografisë, gjithçka është e mundur të ndodhë. Shiu, dëbora, madje edhe ylberi janë efekte që mund të krijohen pa vështirësi prej teknikëve.

Në setin e xhirimeve të filmit “I don’t know how she does it”, Sarah Jessica Parker i riktheu Nju Jorkut dëborën, e cila binte vazhdimisht falë një pajisjeve që krijon dëborë të rremë.

Xhirimet nisën në mes të janarit, kur dëbora u shndërrua në një makth për të gjithë njujorkezët, duke arritur nivelet e saj më të larta në 86 vitet e fundit.

Megjithatë, një periudhë me kohë të ngrohtë ka pasuar dhe regjizorit i duhet të përdorë borën artificiale për të krijuar efektet e dëshiruara.

FOTO GALERI
1/4
Përdoret borë artificiale në sheshin e xhirimeve

Top Channel