Meryl Streep tashmë është një kryeministre.

Aktorja e famshme do të interpretojë rolin e Margaret Thatcher në filmin “The Iron Lady” (Zonja e Hekurt).

Në këtë film autobiografik Streep do të ketë në krah Jim Broadbent, i cili do të luajë rolin e Denis, bashkëshortit të ish-kryeministres britanike.

Xhirimet e filmit kanë nisur në fund të janarit nën regjinë e britanikes Phillyda Lloyd.

Top Channel