Janet Jackson nuk ndihet e bukur

08/02/2011 17:50

Të jesh e famshme jo domosdoshmërisht do të thotë se je e lumtur.

Këtë gjë e di shumë mirë Janet Jackson, e cila pohon se gjithmonë ka qenë në luftë me vetëbesimin e saj të pakët.

Edhe pse tashmë ajo ndihet shumë mirë me trupin e saj, ka periudha në të cilat ende nuk ndihet e bukur.

“Godisja murin me kokë sepse mendoja se nuk isha e bukur dhe kam pasur periudha shumë të papëlqyeshme në jetën time”, shprehet Janet Jackson.

Motra e Michael Jackson thekson se pasiguria e saj vinte nga nofkat me të cilat e thërrisnin vëllezërit e saj.

“Më thonin lopë, derrkuc, kalë etj. Kjo gjë më vriste shumë”, përfundon Janet.

Top Channel