Gjirokastër, sekuestrohet 1 ton marijuanë

08/02/2011 09:55

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka kryer një superoperacion anti-drogë që është mbyllur me sekuestrimin e 1 ton lënde narkotike të tipit marijuanë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë të njëjtit operacion, i koduar me emrin “koordinatat”, një person u arrestua ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim.

Burimet saktësojnë më tej se sasia e drogës u sekuestrua teksa ajo transportohej në aksin Gjirokastër-Jorgucat. Detaje të tjera të operacionit pritet të publikohen më vonë gjatë ditës.

Top Channel