Cyrus, momente intime në mes të parkut

07/02/2011 21:20

Aktorja e serialit të famshëm të Hannah Montanna, Miley Cyrus, vazhdon në rrugën e saj të rebelizmit, ndërsa nuk e ka problem të fotografohet në momente intime me të dashurin e saj, në një park në Los Anxhelos.

18-vjeçarja duket veçanërisht e lumtur dhe duket se ka gjetur dashurin tek protagonisti britanik i të njëjtit serial, Josh Bowman.

Çifti, i cili është duke u përgatitur për të marrë pjesë në një serial të përbashkët të quajtur “So Undercover”, shkoi për një piknik romantik në mesin e Los Anxhelosit, në parkun Griffith.

Aktorja 18-vjeçare dukej veçanërisht e qeshur, ndërsa merrte puthje të vazhdueshme prej të dashurit të saj, i lidhur me këngëtaren Amy Winehouse, deri dy vjet më parë.

Top Channel