“Mjaft”: Korça, s’është greke

07/02/2011 14:35

Lëvizja “Mjaft” në Korçë ka protestuar kundër deklaratave të konsullit grek Theodhoros Ikonomu.

Me shprehjen jemi shqiptarë dhe se Korça nuk është greke dhe nuk i përket Vorioepirit, të rinjtë e kësaj lëvizjeje i kanë konsideruar deklaratat e diplomatit fqinj si antikombëtare dhe shoviniste dhe që nxisin përçarje.

Me flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë “Lëvizja” mjaft i është drejtuar konsullatës greke, ndërsa në shenjë proteste organizatorët kanë ngjitur në murin e kësaj konsullate hartën që tregon shtrirjen e Shqipërisë.

Lëvizja “Mjaft” i ka bërë thirrje konsullit të tërhiqet nga këto deklarata që synojnë të shndërrojnë identitetin e shqiptarëve dhe ka kërkuar reagimin e institucioneve.

Top Channel