21 janari, Berisha: Po bashkëpunojmë

07/02/2011 13:45

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha përdori togfjalëshin “njerëzit e ngjarjes së bulavevardit”, me të cilin identifikon presidentin Bamir Topi, prokuroren e përgjithshme Ina Rama dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, për t’i akuzuar ata se po sabotojnë hetimin e 4 vrasjeve më 21 janar.

Për të ilustruar këtë akuzë, kryeministri Berisha iu referua publikimit në media të dokumentave që përbëjnë sekret hetimor, ose publikimit të lajmeve të pavërteta për mosbashkepunimin e Gardës së Republikës.

“Cdo ditë fabrikojnë në mediat e tye dhe të tjera akuza të trilluara, sic ishte ajo ndaj Gardës së Repeublikës, e cila ka qenë e gatshme në cdo kohë, në cdo moment të bashkëpunojë me insitucionin e akuzës, se po i fsheh serverin. Para se të lëshojnë një akuzë të tillë, militantët në radhët e shokëve dhe shoqeve të ngjarjes së bulevardit, që mbi pucin dhe në kurriz të shqiptarëve kishin vendosur ëndrrën e mandatit të dytë të tyre, duhet ta dinë se ky problem nuk do të zgjidhet dhe nuk mund të zgjidhet pa një hetim të plotë, te gjithëanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pavarur dhe se ky hetim nuk mund të zhvillohet duke e sabotuar atë, duke e trilluar atë”, deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha informoi se prej 6 ditësh, që pas mbërritjes në Tiranë të ekspertëve dhe prokurorit amerikan, qeveria shqiptare po bashkëpunon plotësisht me institucionin e prokurorisë, duke mos konfonduar, sic tha ai, insitucionin me personat që e drejtojnë.

Megjithatë, sipas kryeministrit, edhe gjatë këtyre ditëve janë vënë re shkelje të rënda të procedurës dhe marrëveshjeve të bëra.

Duke deklaruar se qeveria e tij është më e inetersuara për një hetim të plotë dhe të pavarur të 4 vrasjeve ditën e demonstratës së 21 janarit, kryeministri kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të së vërtetës së vrasjeve.

“Mirë njëri qenka plumb rikoshet, sic botojnë vetë, po të tjerët nga se? Kush i vrau? Cila është dora e zezë që i ekzekutoi? Cfarë ishte? Në c’rrethana? Këto duhet të sqarohen një për një dhe duhet të kemi besim të plotë. Është kjo pjesë e skenarit që unë duhet të kaloja mbi kufoma x? Nuk them, por hetimi duhet të jetë i plotë për cdo gjë. Dhe unë u premtoj familjarëve se qeveria do të bëjë cdo gjë që do të ketë në dorë për zbardhjen e së vërtetës. Por, nga ana tjetër, më duhet të paralajmëroj, në mënyrën më serioze, se pengesat ndaj hetimit nuk do të tolerohen. Askush nuk mund të pengojë këtë proces jetik dhe s’mund ta parandalojë atë”, theksoi Berisha.

Top Channel