Egjipt, opozita e qeveria në të njëjtën tryezë

06/02/2011 15:50

Pas më shumë se 12 ditë protesta masive popullore kundër Mubarak, opozita dhe qeveria vendosën të uljn në tavolinë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës që ka shkaktuar dhjetra viktima e qindra të plagosur në Egjipt.

Sipas mediave ndërkombëtare, palët kanë rënë dakort për formimin e një komitetit të përbashkët konsensual i cili do të merret me nisjen e reformave kushtetuese në vend.

Në takimin me përfaqësuesve të opozitës nga njëra anë dhe zv/presidentit Omar Sulejman u vendos gjithashtu për t’i dhënë fund territ informativ, sidomos atij online të bllokuar pas protestave të javëve të fundit.

Top Channel