LSI nis përzgjedhjen e kandidatëve

05/02/2011 13:20

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka deklaruar sot se partia e tij ka filluar të zgjedhë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Meta është shprehur se ky proces i rëndësishëm për shqiptarët nuk mund të mbahet peng nga dëshpërimi i opozitës.

“LSI po përzgjedh kandidatët për zgjedhjet vendore, ndërkohë që opozita ka frikë. Ne jemi të përgatitur për dy varjantet në zgjedhjet lokale. Dëshpërimi i liderit të opozitës nuk mund të lërë shqiptarët pa zgjedhje”, ka pohuar Meta.

Top Channel