21 janari, ndërron jetë i plagosuri

05/02/2011 15:00

Aleks Nika, protestuesi i plagosur me plumb në kokë në demonstratën e 21 janarit, është ndarë sot nga jeta në spitalin turk të Bakërkëjit, në Stamboll. (UPDATE)

Pak ditë më parë, Aleks Nika pësoi vdekje klinike të trurit dhe sipas mjekëve, shanset për rikthimin në jetë ishin minimale.

Burime për Top Channel thanë se mjekët i kanë kërkuar të afërmëve të të plagosurit të vendosin për jetën e Aleks Nikës, nëse ai do të vazhdonte jetën i lidhur pas aparaturave apo do të vendosin t’ia heqin ndihmën dhe të shpallin vdekjen e tij.

Në demonstratën e 21 janarit humbën jetën të qëlluar me armë zjarri shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda, shumë demonstrues u plagosën me armë zjarri, ndërsa të plagosur me mjete të forta kishte në rradhët e policëve dhe gardistëve.

Nga të plagosurit më rëndë ishte 35 vjeçari nga Lezha Aleks Nika.

Pas disa ditësh qëndrimi në Spitalin Ushtarak, mjekët shqiptarë vendosën ta dërgonin menjëherë për mjekim në Turqi, ku gjendja e tij deri sot nuk kishte pësuar asnjë ndryshim.

Top Channel