Peshkopi, probleme nga dëbora

04/02/2011 11:10

Temperaturat e ulëta këto ditë në rrethin e Dibrës, kanë vështirësuar shumë jetën e banorëve në qytetin e Peshkopisë.

Ngricat kanë bërë që në shtëpitë e banorëve të mungojë uji i pijshëm, ndërkohë që sasia e madhe e dëborës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në shumë banesa për shkak të dëmtimit të çative.

Rrezik tjetër paraqitet dhe në rrugët automobilistike të qytetit ku drejtuesit e automjeteve hasin në qarkullim, pasi rrugët e qytetit të Peshkopisë nuk janë pastruar nga dëbora nga ndërmarrjet në vartësi të Bashkisë së Peshkopisë.

Top Channel