Pasaporta biometrike, 1.5 milion shqiptarë

04/02/2011 17:00

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, gjatë një takimi me drejtuesit e kompanisë koncesionare “Aleat” për prodhimin e letërnjoftimeve elektronike, deklaroi se 2.6 milionë shtetas janë pajisur me karta identiteti, ndërsa 1.5 milion me pasaporta biometrike.

Ministry i Brendshëm kërkoi që të fillojë menjëherë edhe procesi i aplikimit në vendet ku ndodhen emigrantët shqiptarë.

“Kemi rënë dakord që procesi të nisë në Romë, Milano, Athinë dhe Selanik dhe të shohim nevojën për të hapur qendrat e tjera në vendet e BE, por dhe në SHBA. Ndërkohë, jemi i pari vend në Evropë ku azilkërkuesit e huaj do pajisen me pasaporta biometrike identifikimi”, deklaroi Basha.

Sipas tij, dyfishimi i kapacitetit të prodhimit nga 3 mijë në 6 mijë pasaporta në ditë ka mundësuar që sistemi të përballojë fluksin e lartë të aplikantëve.

Top Channel