Paloka: PS dështoi në Lezhë

04/02/2011 17:30

Deputeti i PD në qytetin e Lezhës, Edi Paloka ka përshëndetur qytetarët e këtij qarku të cilët sipas tij bojkotuan protestën e opozitës.

“Përshëndes zgjedhësit e mi, qytetarët e Lezhës, por edhe ata të Shkodrës e Dibrës, që pavarësisht bindjeve politike, ndëshkuan kryepucistin dhe pucistët që më 21 janar kërkuan të përmbysin me dhunë mazhorancën legjitime të vendit, për të rikthyer politikën e Rucit, Gjinushit dhe pinjollëve të tjerë”, ka deklaruar Paloka.

Paloka vlerësuar mesazhin që sipas tij qytetarët u dhanë bllokmenëve dhe u ka premtuar atyre angazhimin e qeverisë për plotësimin e nevojave të tyre.

“Qytetarët braktisën kryepucistin dhe dëshmuan mbështetjen e tyre për mazhorancën legjitime. I garantojmë ata se kjo mazhorancë do të bëjë gjithcka për të plotësuar dhe realizuar nevojat dhe dëshirat e tyre”, ka pohuar Paloka.

Top Channel