Manifestimi në Tiranë, fillojnë grumbullimet e para

04/02/2011 14:05

Kanë nisur grumbullimet e para të manifestuesve të opozitës në disa zona në kryeqytet, nga ku do të nisë edhe marshimi për në zonën pranë Muzeut Kombëtar.

Protestuesit do të fillojnë marshimin nga zona të ndryshme të
kryeqytetit për t’u mbledhur më pas në hyrje të rrugës së Durrësit nga
ku do të marshojnë përgjatë kësaj rrugë drejt “Zogut të zi”.

Përveçse në kryeqytet, sot opozita e bashkuar po zhvillon tubime edhe në Vlorë, Korçë dhe Lezhë.

Top Channel