Kukës, temperaturat deri në -12 gradë

04/02/2011 10:35

Temperaturat e ulëta që kanë arritur deri në -12 gradë në mëngjes në qarkun e Kukësit kanë shkaktuar krijimin e ngricave dhe akullit në rrugët e këtij qarku.

Aktualisht janë të bllokuara rrugët rurale që lidhin Kukësin me komunat Arren, Zapod, Kalis dhe Gryk-Qaj si dhe rruga që lidhë komunën Lekbibaj me qytetin e Bajram Currit.

Një problem tjetër shqetësues është edhe fakti se në këtë zonë vijon të jetë i bllokuar edhe proçesi mësimor si pasojë e bllokimit të rrugëve nga trashësia e madhe e dëborës, që arrin deri në 80 cm, dhe temperaturave tepër të ulëta.

Aksi Kukës-Peshkopi vijon të jetë i bllokuar në vendin e quajtur Draj Req dhe Kala e Dodës.

Top Channel