Presidenca refuzon sërish komisionin

03/02/2011 13:45

Presidenca ka hedhur sërish poshtë kërkesën e re të bërë nga komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit për marrjen në pyetje të kreut të shtetit.

Në një deklaratë për shtyp, këshilltari ligjor i presidentit, Spiro Peci ka deklaruar se në bazë të Kushtetutës kreu i shtetit është një institucion që nuk i jep llogari askujt.

“Vetëm ata që nuk lexojnë ose nuk duan të lexojnë Kushtetutën e njehsojnë presidentin me një titullar institucioni. Presidenti është institucion dhe jo titullar institucioni, të cilit Kushtetuta i jep kompetencat dhe detyrimet. Në bazë të nenit 92 pika H, ai kërkon të dhëna nga institucionet shtetërore për detyrat e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk jep informacion”, ka deklaruar Peci.

Top Channel