Garda dëshmon para Komisioni Hetimor

03/02/2011 20:05

Komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi tha përpara Komisionit Hetimor për ngjarjet e 21 janarit se atë ditë Garda ka respektuar ligjin. Ai shpjegoi se Garda i merr urdhërat nga Ministria e Brendshme dhe bashkëpunon me Policinë e Shtetit.

Më 21 janar, sipas komandantit, janë plagosur rreth 81 efektiva të Gardës, kurse zjarri është hapur në një moment ekstrem, kur demonstruesit kanë kaluar portën e kryeministrisë.

“Brenda godinës është perimetri i sigurisë së lartë. Përdorëm të gjitha mjetet edhe duke rrezikuar trupat e gardës për të mos krijuar problematikë me qytetarët. Zgjidhja e zjarrit ishte e fundit që përdorëm. Kalimi i rrethimit është rasti më ekstrem dhe aty vepruam në bazë të ligjit. Për rreth 2 orë kemi marrë goditje të vazhdueshme deri me bomba helmuese, goditje me të gjitha mjetet kemi pasur. Gardistët vetëm janë mjekuar dhe janë kthyer në detyrë, në të gjitha rastet. Edhe kur është kërkuar shkatërrimi i gardhit rrethues garda ka përdorur vetëm shkop gome, u janë bërë thirrje që kjo është një zonë e vecantë dhe e rrezikshme, një zonë e rëndësisë së vecantë. Hapja e zjarrit ka ndodhur vetëm kur turma hyri brenda. Zjarri ka qënë në ajër me fishekë manovër dhe me pas zjarr në ajër me fishekë të vecantë”, deklaroi  komandant i gardes se republikes Gjen. Ndrea Prendi.

Pas dëshmisë së komandantit të gardës, të nesërmën ishte parashikuar dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj. Por komisioni njoftoi se dëshmia e tij do të bëhet një ditë tjetër.

Po ashtu, ndërsa i dërguari i posacëm i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak largohej në mbrëmje, komisioni tërhiqej nga tabulatet e gazetarëve, ndërkohë kryeministri Berisha vetëm një ditë më parë kishte thënë gazetarët do të hetoheshin si qytetarë.

Top Channel