Berat, operacion anti-drogë, 5 në pranga

03/02/2011 11:35

Policia e qytetit të Beratit ka zhvilluar në orët e mbrëmjes së djeshme një operacion anti-drogë që është mbyllur me arrestimin e një grupi personash dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave përmes operacionit të koduar me emrin “Drenovica” u vunë në pranga pesë persona.

Burimet kanë bërë të ditur se sasia e drogës së bllokuar është 25 kg e llojit marijuanë dhe kanë saktësuar se personat e arrestuar janë shtetasit Agron dhe Vladimir Daja, Lulzim dhe Mehmet Vrapi dhe Kadri Kallmi.

Top Channel