Zbogar: Të shqetësuar për situatën në Shqipëri

02/02/2011 10:15

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me homologun slloven Samuel Zbogar.

Gjatë fjalës së tij kryediplomati shqiptar ka deklaruar se ka njohur ministrin slloven me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ka theksuar se do të ketë një “hetim të plotë dhe të paanshëm për ngjarjet e 21 janarit”.

Ndërkohë Zbogar ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri për të njohur më mirë me situatën.

“Jemi të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. BE duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi asaj që po ndodh këtu. Në një shoqëri demokratike nuk ka vend për dhunë. Mirëkuptimi dhe dialogu mes palëve, i domosdoshëm për zgjidhjen e çdo situate”, deklaroi Zbogar.

Top Channel