OSBE: Zgjedhjet të mbahen më 8 maj

02/02/2011 17:05

OSBE u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në vend që të nisin nga puna për zgjedhjet lokale të parashikuara për më tetë majit.

Organizata ka ftuar subjektet e ndryshme që të dorëzojnë propozimet për anëtarët e komisioneve zgjedhore, në mënyrë që procesi të mbahet në datën e caktuar.

“Të zbatohet Kodi Zgjedhor dhe të paraqiten propozimet për anëtarët e komisioneve zgjedhore. Shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë presin që zgjedhjet të mbahen më 8 maj”, ka deklaruar OSBE.

Më tej, organizata ka vënë në dukje faktin se asnjë parti nuk e ka dorëzuar deri tani në KQZ listën e plotë të kandidatëve.

Top Channel