FEG: Jo cënimit të lirisë së shtypit

02/02/2011 19:05

Pas qëndrimit të Federatës Ndërkombëtarë të Gazetarëve një ditë më parë, sot ka reaguar dhe Federata Europiane e Gazetarëve mbi cënimin e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Në një komunikatë për shtyp përmenden emrat e gazetarëve të rrahur, apo të plagosur gjatë protestës së 21 janarit, si dhe kërkesa për marrjen e të dhënave telefonike ndaj 4 gazetarëve të tjerë të njohur nga “komisioni hetimor i partisë në pushtet”, sic thuhet në këtë qëndrim.

Federata Europiane e Gazetarëve, e cila përfaqëson mbi 260 mijë gazetarë, i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë standartet europiane për lirinë e shtypit, duke përfshirë këtu të drejtën e gazetarëve për të punuar të lirë, pa u vënë në shënjestër të policisë dhe pa u detyruar që të tregojnë burimet e tyre të informacionit.

Top Channel