Rama: Jemi gati për dialog

01/02/2011 13:25

Kryetari i PS, Edi Rama ka bërë para pak castesh një deklaratë të shkurtër për shtyp, ku ka shprehur gatishmërinë e opozitës për dialog, por edhe mostërheqjen e saj nga protestat.

“Dialogu dhe kompromisi janë pjesë e patjetërsueshme e vizionit tonë demokratik. Por ne do vazhdojmë misionin tonë opozitar, me protesta paqësore”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, protesta e paralajmëruar e 4 shkurtit do të jetë një protestë e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë, e cila sipas tij është kapur nga korrupsioni.

“Qytetarët janë thirrur më 4 shkurt në protestë për të protestuar kundër kusarisë, për dorëzimin e gardistëve dhe për të gjetur një zgjidhje të re për këtë situatë”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozitës ka përshëndetur deklaratën e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, e cila bënte thirrje pikërisht për vendosjen e dialogut politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA