Egjipt, urdhër evakuimi për shqiptarët

01/02/2011 11:55

Qeveria shqiptare, e cila po ndjek me vëmendje situatën në Egjipt, ka urdhëruar evakuimin nga ky vend të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen atje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare nga Ministria e Brendshme, sipas të cilave urdhëri për evakuim është dhënë nga frika e tensionimit të mëtejshëm të situatës.

Sipas burimeve, aktualisht në Egjipt ndodhen 20 oficerë të Policisë së Shtetit, të cilët po marrin pjesë në një trajnim, si dhe një numër i konsiderueshëm civilësh shqiptarë, që dyshohet të jenë rreth 80.

Burimet shtojnë më tej se udhëtimi i këtyre personave nga Kajro në Tiranë do të kryhet me një avion të posacëm, i cili pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 16:00 të ditës së sotme.

Top Channel