Tubimi, lëvizin një pjesë e qytetarëve

28/01/2011 14:30

Një grup protestuesish që ndodhen tek rruga përpara bibliotekës kombëtare në Tiranë kanë nisur të lëvizin për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, të tjerët që ishin nisur nga selia e PS po i afrohen gjithmonë e më shumë bulevardit kryesor të kryeqytetit.

Protestuesit drejtohen nga tre persona që mbajnë në duar portretet e tre viktimave të dhunës së 21 janarit.

Partia Socialiste, e cila ka organizuar dhe këtë demonstratë, ka dhënë garancinë e saj se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, vetëm me homazhe për viktimat.

Top Channel