Homazhet, nis të mbushet bulevardi

28/01/2011 13:45

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet po bëhet gati të presë manifestuesit e shumtë, që me nismën e PS, do të bëjnë homazhe për tre viktimat e 21 janarit.

Pranë kryeministrisë, ku ndodhën dhe vrasjet, janë mbledhur njerëz me tufa me lule, si dhe janë vendosur postera me fotot e tre viktimave, Hekuran Deda, Vizer Veizi dhe Faik Myrtaj.

Ndërkohë, masat e sigurisë janë tepër të larta. Kordone policësh kanë rrethuar selinë e kryeministrisë, kangjëllat e të cilës janë rrethuar me tela me gjemba.

Për të marrë pjesë në demonstratën-homazh të ditës së sotme nga rrethet janë nisur qindra autobusë me simpatizantë të opozitës.
 

Top Channel