Homazhet, 30 autobusë drejt Tiranës

28/01/2011 10:40

Shumë persona janë nisur nga Korca drejt Tiranës për tubimin paqësor të opozitës. Të paktën 30 autobuzë dhe mbi 150 mjete të vogla janë  nisur drejt kryeqytetit në orët e para të mëngjesit.

Burimet nga dega lokale e PS në Korcë kanë bërë të ditur se janë të paktën 5000 persona që janë shprehur të gatshëm për të marrë pjesë në organizimin e opozitës për protestën-homazh.

Këtë herë pritet të ketë një pjesëmarrje masive për shkak të interesit të lartë që kanë treguar qytetarët, duke marrë shkas nga fakti se demonstratat e një jave më parë sollën nga pas edhe viktima krahas të plagosurve.

Nisur nga kjo, ka një organizim me më shumë mjete të transportit publik drejt Tiranës, pa llogaritur personat që do të nisen me mjetet private.

Një pjesëmarrje më të lartë jo vetëm nga anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, por edhe nga radhët e qytetarëve, të cilët solidarizohen kundër dhunës dhe vrasjeve me motive politike.

Top Channel