Aksident në Tiranë-Fushë Krujë, humb jetën 4 vjeçari

28/01/2011 22:25

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 4 vjecar ndodhi në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në afërsi të fshatit Tapizë ku si pasojë e aksidentimit të një mjeti autoveturë me një furgon pasagjerësh kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërkohë që të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Top Channel