Kavajë, del nga rruga autobusi Tiranë-Athinë

27/01/2011 11:55

Një autobus i linjës Tiranë-Athinë ka dalë jashtë rruge në unazën e Kavajës, si rezultat i një parakalimi të gabuar në rrugën e lagur.

Në vendin e ngjarjes nuk raportohen viktima, por ka pasur udhëtarë të dëmtuar lehtë të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë kanë vijuar udhëtimin me një autobus tjetër të agjencisë së udhëtimit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë rrugore që kanë kryer veprimet proçeduriale duke përcaktuar si shkak të aksidentit parakalimin e gabuar në terren të vështirë për shkak të asfaltit të lagur.

Rrugorët në bashkëpunim me Prokurorinë kanë vendosur që ndaj drejtuesit të autobusit të mos vendoset masë sigurie, por ndëshkim me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel