SHBA: Të shqetësuar për Shqipërinë

26/01/2011 10:25

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Tom Countryman u drejton një apel dy palëve në Shqipëri të qetësojnë situatën, nga e cila thotë se ka vetëm të humbur dhe nuk mund të ketë fitues.

Zyrtari i lartë amerikan tha për “Zërin e Amerikës” se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga mundësia e përsëritjes së dhunës.

Countryman deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

“Institucionet e pavarura në vend, sipas tij, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por udhëheqësit politikë duhet të heqin dorë dhe të mos t’i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

Top Channel