Shqipëria, momenti i vlimit

24/01/2011 21:55

Protestat e ditës së premte në Tiranë, që u mbyllën me vrasjen e tre personave dhe që vijoi me lëshimin e gjashtë urdhër-arresteve nga prokuroria për krerët e Gardës së Republikës ka bërë jeohnë në mediat ndërkombëtare.

“Pas të shtënave të së premtes, prokurorja e përgjithshme Ina Rama lëshoi urdhër-arreste për gjashtë oficerë të Gardës së Republikës, të dyshuar për hapjen e zjarrit. Gjithësesi, kryeministri Berisha vlerësoi punën e gardistëve dhe u premtoi një rrogë mujore shtesë duke thënë se ata kanë zbatuar me korrektësi detyrën”, thotë artikulli i agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Ndërsa CNN lajmin për vendin tonë e hap me titullin: “Rriten kërcënimet. Përshkallëzohen tensionet mes rivalëve politikë në Shqipëri”.

Edhe BBC i ka kushtuar një vend të rëndësishëm Shqipërisë në edicionin e saj on line, me titullin: “Urdhër-arreste për oficerët e Gardës së Republikës”. Ndërsa BBC në shqip shkruan: “Ashpërsohen akuzat mes Berishës dhe Ramës”.

“Politikanët shqiptarë janë në konflikt që prej qershorit të vitit 2009, kur opozita akuzoi Partinë Demokratike për manipulim të zgjedhjeve”, shkruan prestigjozja “The Economist”.

Top Channel