PE: Ndërmjetës nga BE për Shqipërinë

24/01/2011 20:00

Liberaldemokratët në Parlamentin Europian flasin për nevojën e një ndërmjetësimi ndërkombëtar në Shqipëri pas ngjarjeve tragjike të së premtes dhe pasojave politike të ditëve që vijuan.

Zëdhënësja e grupit parlamentar liberlademokrat, Marie Tieshake është shprehur e irrituar për ngjarjet dhe ka kërkuar nga klasa politike që të ulë tonet.

“Janë të papranueshme përleshjet në Tiranë për një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Jam e shokuar nga dhuna, si dhe nga qëndrimet e kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës, Rama. Shefja e politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton duhet të caktojë një ndërmjetës nga BE për Shqipërinë, për të kthyer dialogun e arsyeshëm politik në këtë vend dhe që qytetarët të mos zhgënjehen më nga partitë politike”, ka deklaruar Tieshake.

Tieshake ka bërë thirrje për një hetim mbi tre viktimat e protestës së 21 janarit, si dhe ka paralajmëruar një debat të posacëm për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Top Channel