Australian Open, Murray në çerekfinale
24/01/2011 12:10
Endi Mërrej është kualifikuar për në çerekfinalet e Australian Open, pasi ka mundur me lehtësi në raundin e katërt Jurgen Melxer.
3 setet e fituara nga britaniku 6-3 6-1 dhe 6-1 zgjatën vetëm 1 orë e 44 minuta.
Supriza e këtij turi ishte eleminimi i Robin Soderling. Suedezi u mund nga ukrainasi Dolgopolov me rezultatin 2-3.
Në kampin e femrave, Vera Zvonareva u kualifikua për në çerekfinale pasi mundi çeken Iveta Benesova me rezultatin 2-0 për t’u përballur më pas me çeken tjetër Petra Kvitova.
Kjo e fundit u kualifikua mes 8 më të mirave pasi mundi në 1/8 e finaleve italianen Flavia Peneta 2-1 me sete 3-6; 6-3; 6-3.
Top Channel