Gjirokastër, Veizi përcillet në banesën e fundit

23/01/2011 10:30

Ziver Veizi, një nga tre personat e vrarë gjatë demonstratës së 21 janarit, po përcillet sot në banesën e fundit, në Gjirokastër.

Qindra qytetarë po bëjnë homazhe pranë trupit të pajetë të Ziver Veizit.

Në homazhe ishin të pranishëm edhe kreu i PS Edi Rama dhe disa deputetë të tjerë të kësaj partie.
 
Trupi i pajetë i Veizit është vendosur në selinë e PS, dega Gjirokastër.

 

Top Channel