Dëbora bllokon rrugët

23/01/2011 11:20

Reshjet e dëborës që kanë rinisur në zonën verilindore të vendit, kanë krijuar një shtresë prej 50 centimetrash duke bllokuar edhe disa akse rrugore.

 

Rrugët, të cilat kanë rezultuar të bllokuara janë akset Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Qafë Mali, Krumë-B.Curri, B.Curri-Qafë Mali.

Vetëm në autostradë lëvizja e mjeteve është bërë gjatë natës, por me intervale për shkak se trashësia e madhe e dëborës në afërsi të tunelit ka shkaktuar bllokim.

Në segmentin Kalimash-Morinë gjatë natës janë shënuar tre aksidente automobilistike, por fatmirësisht pa dëme.

Rreshjet e borës kanë krijuar probleme edhe në zonën e Dibrës dhe veçanërisht në Bulqizë. Trashësia e dëborës shkon nga 50 në qytet deri në 70 centimetra në zona të thella malore të këtij rrethi.

Ndërkohë reshjet e dëborës dhe ngricat gjatë ditës së sotme pothuajse kanë bllokuar akset rrugore Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë dhe Bulqizë-Krastë.

Top Channel