Vrasjet, reagon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

22/01/2011 17:25

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, përmes një deklarate për shtyp pasi ka shprehur keqardhjen për jetët e humbura, për dhunën dhe kaosin e shfaqur mesditën e së premtes gjatë demostratës, i ka bërë thirrje popullit shqiptar për vetëpërmbajtje.

Në këtë deklaratë thuhet se shqiptarët nuk duhet të bien pre e provokimeve dashakeqëse që mund të bëhet shkak për përsëritjen e skenave të tilla që çojnë deri në vëllavrasje.

Komuniteti mysliman i Shqipërisë ka kujtuar se nga kaosi dhe dhuna nuk del asnjë i fituar, por ka vetëm humbës.

Institucioni më i lartë fetar për myslimanët i ka bërë thirrje edhe klasës politike për forcimin e urave te dialogut dhe mirëkuptimit.

Top Channel