Topi, takim me ambasadorët në Tiranë

22/01/2011 17:40

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka nisur një sërë takimesh me ambasadorë të vendeve të huaja të akredituar në Shqipëri, për t’u konsultuar në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri pas trazirave të djeshme.

Në këto momente, kreu i shtetit është duke u takuar me ambasadoren britanike, Fiona Mcilwham.

Menjëherë pas këtij takimi, Topi do të presë ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu.

Presidenti do të presë në një takim edhe ambasadorin e delegacionit të BE, Ettore Sequi.

Sipas burimeve, nuk pritet të ketë komunikim për mediat pas takimeve.

Top Channel