Topalli thërret konferencën e kryetarëve

22/01/2011 14:35

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka thirrur për në orën 15:00 të ditës së sotme konferencën e kryetarëve.

Sipas informacioneve të fundit, në mbledhje do të diskutohet për situatën politike në vend, e tensionuar pas demonstratës së dhunshme të ditës së djeshme.

Thirrja e konferencës së kryetarëve vjen pas apeleve të shumta të faktorit ndërkombëtar, SHBA, BE dhe OSBE, që palët politike të ulen në bisedime për të gjetur një kompromis.

Top Channel