Imuniteti, KLD rrëzon kërkesën e Nishanit

22/01/2011 11:20

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ka kërkuar në KLD dorëzimin vullnetar të imunitetit nga gjyqtarët.

“Në pamundësi të ndryshimit të Kushtetutës, gjyqtarët duhet të bëjnë kërkesë personale në KLD”, ka deklaruar Nishani.

Por anëtarët e KLD-së kanë rrëzuar kërkesën e Nishanit, duke u shprehur se kufizimi i imunitetit bëhet duke ndryshuar ligjin.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë ka reaguar duke nënvizuar se, gjyqtarët duhet të marrin iniciativën në mënyrë që t’i hapin rrugë hetimit të korrupsionit.

Top Channel