Buzek: Keqardhje të thellë për viktimat

22/01/2011 16:40

Kreu i legjislativit europian, Jerzy Buzek bën thirrje për qetësi e vetpërmbajtje, pas demonstratës së djeshme ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

“Në emër të Parlamentit Europian, shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në Tiranë dhe bëj thirrje për qetësi e vetpërmbajtje ndaj të gjitha palëve”, thuhet në deklaratën për shtyp të presidentit Buzek.

“Humbja e pavend e jetëve të pafajshme, dje në Tiranë, duhet të jetë një zile zgjimi për të gjithë udhëheqësit politikë shqiptarë që përfundimisht të kapërcejnë qorrsokakun politik me anë të mjeteve paqësore, demokratike dhe kushtetuese, në mënyrë që të punojnë së bashku për një Shqipëri Demokratike, të stabilizuar e të begatë dhe për një të ardhme europiane për qytetarët e saj”, përfundon mesazhi i presidentit të Parlamentit Europian.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel