Spitali Ushtarak, Gega: Një i plagosur në gjendje të rëndë

21/01/2011 19:30

Nëndrejtori i Spitalit Ushtarak, Alfred Gega ka deklaruar se deri në këto momente në këtë spital janë paraqitur 31 civilë, mes tyre 3 viktima, dhe 27 punonjës të policisë.

Sipas tij, një prej civilëve të plagosur, është në gjendje të rëndë për jetën.

“Në Spitalin Ushtarak janë paraqitur 31 civilë dhe 27 punonjës policie. Nga civilët, tre kanë humbur jetën, ndërkohë që një prej tyre është në reanimacion në gjendje të rëndë. Ndërsa nga policia, një polic është në gjendje më të rënduar dhe mbi të mund të ndërhyhet në mënyrë kirurgjikale”, theksoi Gega.

I pyetur për shkaqet e vdekjes së tre viktimave, ai theksoi se “ata janë qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt”.

Top Channel