PS: Policia, presion transportit urban

21/01/2011 12:40

Partia Socialiste, kur mungojnë edhe pak më shumë se një orë nga demonstrata e opozitës, ka denoncuar presionin që sipas saj struktura shtetërore po ushtrojnë ndaj shoqërive të transportit urban.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PS Megi Ajtyresa ka deklaruar se këto veprime mbajnë firmat e qeverisë, e cila sipas saj po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e qytetarëve nga rrethet në demonstratë.

“Po ushtrohet një presion i ashpër ndaj shoqërive të transportit urban. Autobusë nga Shkodra dhe Lushnja s’janë lejuar të udhëtojnë. Ka kontrolle të pajustifikueshme të policisë”, ka pohuar Ajtyresa.

Zëdhënësja ka theksuar se pavarësisht këtyre provokimeve, demonstrata e PS nuk do të ndalet deri në arritjen e një zgjidhjeje.

“Koalicioni i turpit nuk heq dorë nga provokimet. Por ne i bëjmë me dije se demonstratat fillojnë sot dhe nuk mbarojnë pa u gjetur zgjidhja”, ka shtuar Ajtyresa.

Top Channel