Ndërkombëtarët, apel për qetësi

21/01/2011 18:35

“Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të SHBA, BE dhe OSBE. (UPDATE)

“Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike”, vazhdon më tej deklarata e përbashkët.

“Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”, përfundon deklarata e ShBA-së, BE-së dhe OSBE-së.

 

Top Channel