Korea e Jugut shpëton anijen nga piratët

21/01/2011 08:35

Flota detare e Koresë së Jugut shpërtoi një anije të marrë peng nga piratët në Detin Arabik dhe të 21 antarët e ekuipazhit u shpëtuan, informoi BBC gjatë mëngjesit.

Tetë prej piratëve mbetën të vdekur në përleshje, ndërsa pesë të tjerët janë kapur të gjallë.

Korea e Jugut është pjesë e një patrulle ndërkombëtare në rajon dhe lëshoi një anije luftarake, për të ndërhyrë, pasi piratët morrën kontrollin e mjetit të shtunën.

I vetmi i plagosur mes ekuipazhit ishte kapiteni i anijes që transportonte lëndë kimike nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Indi, i qëlluar me një plumb në stomak, por kushtet e tij nuk janë kërcënuese për jetën.

Top Channel