Indi, akuzohet Kryqi i Kuq për separatizëm

21/01/2011 08:55

Autoritertet e shtetit qëndror indian të Çhatisgarhut akuzuan Kryqin e Kuq dhe Ortganizatën e Mjekëve pa Kufi se janë duke ndihmuar në organizimin e lëvizjeve separatiste.

Sipas deklaratës së publikuar në mëngjes nga BBC, një zyrtar i qeverisë lokale pretendoi se këto organizata ndërkombëtare janë duke siguruar armatime për rebelët, të cilët kërkojnë shkëputjen nga autoriteti i Nju Delhit.

Separatistët janë aktivë në shumicën e territorit të shtetit, të ndihmuar edhe nga ekzitenca e pyjeve të padepërtueshëm. Organizatat hodhën poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pabaza dhe qesharake.

Kryeminsitri Indian, Manmohan Singh, i ka cilësuar lëvizjet rebele maoiste si shqetësimin kryesor për sigurinë e brendshme të vendit.

Top Channel