Tunizi, pranga familjarëve të presidentit

20/01/2011 12:30

Të paktën 33 anëtarë të familjes së ish-presidentit tunizian, Zine Al Abidine Ben Ali, përfunduan në pranga, pas përpjekjes për të braktisur vendin.

Gjatë një deklaratë në televizion, presidenti në detyrë, Fuad Mebaza u zotua për shkëputje të plotë nga e kaluara, për një sistem drejtësie të pavarur dhe për lirinë e medias.

Në deklaratën e parë publike, pas largimit të Ben Ali dhe vendosjen se tij në Arabinë Saudite, Mebaza falenderoi ushtrinë që ndihmoi në ruajtjen e sigurisë, duke thënë se situata po i rikthehet normalitetit.

Siç raporton BBC, qeveria e re ka liruar mbi 1800 të burgosur politikë, një lëvizje që vjen pas protestave që zgjaten për disa javë në vend.

Mbi 100 persona humbën jetën në këto trazira – sipas OKB – që premtoi hetime për ngjarjet.

Qindra protestues dolën sërish në rrugët e Tunizit, kryeqytetit të vendit, duke u kërkuar aletatëve të presidentit të larguar të ndalin etjen për pushtet dhe të ndahen njëherë e mirë nga e kaluara.

Megjithëse situata ende është e trazuar, trafiku po i rikthehet normalitetit, disa dyqane dhe biznese nisen sërish punën, ndërsa në gazeta shihen edhe karikaturat politike.

Qeveria e unitetit shtyu mbledhjen e parë.

Ministrat po debatojnë për përfshirjen e ish-pjestarëve të qeverisë së mëparshme, në postet kryesore.

Naxhib Cebi, udhëheqësi i opozitës, aktualisht anëtar i qeverisë së unitetit deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse në vend nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda shtatë muajsh.

Ndërsa në Gjenevë, ministrja e Jashtme zviceriane, Mishelin Kalmi Rei deklaroi ngrirjen e të gjitha fondeve të ish-presidentit Ben Ali, si dhe shpurës së tij.

Top Channel