Tunizi, kryeministri-presidentit: Mos u kthe!

20/01/2011 00:25

Kryeministri tunizian, Mohamed Ganuchi udhëzoi presidentit e rrëzuar, Ben Ali që të mos rikthehet në atdhe.

Lajmi njoftohet nga një ministër i qeverisë së unitetit kombëtar në vend. Ndërkohë televizionet tuniziane bënë të ditur arrestimin e 33 personave, anëtarë e të afërm të familjes së Ben Ali, të shoqëruara me pamje nga sekuestrimi i bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë të tyre.

Më herët, gjatë ditës së mërkurë, Zvicra njoftoi bllokimin e llogarive bankare të Ben Ali, të cilat dyshohen se janë ilegale.

Top Channel